AlfaPena/ Poezi nga Agim Doçi: Kisha shumë vite që kisha vdekur...

8 Korrik 2025, 13:37 / JETË ALFA PRESS

AlfaPena/ Poezi nga Agim Doçi: Kisha shumë vite që kisha

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe dhe jo vetëm, të çdo poeti dhe shkrimtari.

Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim.
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…

Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë.
Ndonëse Parajsa nuk më pranonte,
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…

Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…

Tani që s’jam, mos u frikësoni!
Se larg prej jush vendin e gjeta.
Rri kuvendoj me Perëndinë
Ai s’paska frikë nga e vërteta!

Alfapress.al

Po ndodh...