
AlfaPena/ Poezi nga Preç Zogaj: U gjegj me jehonë shpirti: Të do Ana!...

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe të çdo poeti dhe shkrimtari.
Poezia: Baladë - Nga Preç Zogaj
Po flija poshtë lisit hijerëndë,
Kur erdhën e më zgjuan: Ngrehu, të do Ana!
Muzikë më të bukur s’më kishin ndier veshët.
Atë që solli lajmin nuk e pashë.
U gjegj me jehonë shpirti: Të do Ana!
Një fill drite përshkoi kujtesën, ëndrrat,
Dhe malli shpejt u gdhend si fytyrë vajze.
Mendja m’u çel si dita: Të do Ana!
Qirinj e korba u fikën: Të do Ana!
Viset e shpresës u mbushën plot me rrugë,
Gjaku sërish këndoi: Të do Ana!
Në fill të zërit shkoja dhe mendoja:
E di pse jam si firifiu, ka kohë,
Një fytyrë perëndeshe në udhë humba.
Andej-këndej u enda duke qarë,
Nga turpi që s’më donin rashë e fjeta
Nën hijen e lisit degë-rëndë.
O ti që flet e s’dukesh, a vërtet
Më do ajo tani apo jam n’ëndërr?
Përse më fshihesh, o zë kaq i sinqertë?
U hap mbi kodrat e verdha një deriçkë,
(Kraharori im kërciti si dërrasë)
Mes lulesh e gajtanësh ngriti sytë
ajo që nuk u bë më shumë se vajzë.
Qeshi dhe foli: Pse më prure këtu
Ende pa të dashur shumë mirë?
Përse m’i hodhe gjithë këta xhevahirë?/Alfapress.al

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128