“Figura të njohura të medias më paragjykonin për shkak të pamjes”, kush është djali që bullizmin e ktheu në forcë

31 Janar 2023, 15:37 / JETË ALFA PRESS

“Figura të njohura të medias më paragjykonin për

Labinot Azemi njihet si djali që bullizmin e ktheu në forcë. Ai ka lindur me disa difekte që në moshë të vogël, që kjo e ka bërë që të diferencohet gjithmonë nga të tjerët. Madje, kur ishte fëmijë e menjanonin, duke i shkaktuar shumë plagë.

Sado vitet kalonin bullizmi ndaj Labinotit vijonte, madje edhe në universitet pedagogët, që janë figura të njohura të ekranit e kanë bërë këtë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai rrëfeu gjithçka dhe se si e gjeti forcën për të ecur përpara, që sot të bëhej një shembull për të gjithë.

Të jem i sinqertë për shkak të pamjes së jashtme, simetrisë së hundës ka qenë ky ngacmim gjithë kohës. Sigurisht që si një fëmijë, normalisht nuk e kam ditur që isha duke u bullizuar, por kam qenë i përjashtuar nga fëmijët e tjerë, distancimi dhe ne si shqiptarë që jemi, jemi njerëz të cilët paragjykojmë dhe flasim. Unë kam kuptuar diçka tjetër, që fëmija dëgjon te shtëpia ato që prezanton te shkolla. Ndaj kjo pjesë më ka lënduar shumë, më ka vrarë shumë në atë kohë dhe më ka bërë një djalë që u ndrydh në vete. Nuk ka folur, por tani është krejt diçka tjetër.

Unë kam kryer dy operacione, sepse kur unë kam lindur kam pasur disa difekte pak të vogla që është patjetër me ndërhy dhe me rregullu pamjen. Edhe pas lindjes, unë e kam bërë një operim dhe pastaj tjetrin e kam bërë pas luftës, por ky pas luftës ka shkuar jo mirë, dmth ata të cilët më kanë operuar nuk e kanë bërë si duhet, prandaj dhe ndoshta kanë devijuar më shumë. Unë nuk i kam bërë për tu dukur bukur, por kanë qenë të nevojshme. Do të bëj dhe një tjetër sepse kam probleme me frymëmarrjen.

Pas daljes time publike, unë me vite të tëra kam qenë pre e bullizmit, që dmth isha dikur viktimë e bullizmit që sot nuk e mendoj dhe nuk e shoh veten në ato situata. Kjo nënkupton që unë kam filluar të bullizohem që prej fëmijërisë për shkak të pamjes së jashtme, të cilën nuk e kam zgjedhur ta kem unë këtë pamje, por gjithsesi unë jam i lumtur shumë që e kam sot dhe ashtu siç jam. Ajo që mund të theksojë është që më së shumti është kur unë u bullizova edhe nga njerëz të cilët unë prisja me marr dije në universitet dhe që mendoja që janë figura të mëdhaja. Në realitet ishin figura të mëdhaja përmes mediumeve, por jo figura të mëdhaja njerëz tamam. Sigurisht që edhe ajo pjesë më ka lënduar shumë”, u shpreh ndër të tjera ai.