“Muaji i Librit” pasuron jetën kulturore në Elbasan

Aktivitetet kulturore kushtuar librit dhe leximit janë shtuar ndjeshëm gjatë këtij muaji, në qytetin e Elbasanit.
Në kuadër të “Muajit të Librit”, Biblioteka Publike “Qemal Baholli” po zhvillon një sërë aktivitetesh të cilat po e kthejnë këtë muaj në një festë të dijes dhe të kulturës.
Në mjediset e bibliotekës janë organizuar takime me autorë vendas e të rinj të dhënë pas letërsisë, promovime librash, lexime publike dhe bashkëbisedime me lexues, të cilat kanë sjellë më pranë komunitetit botën e librit dhe të fjalës së shkruar.
Një ndër veprimtaritë më të fundit ishte vizita e nxënësve të shkollës “Jorgji Dilo” në Bibliotekën “Qemal Baholli”. Fëmijët u njohën nga afër me këtë institucion të rëndësishëm kulturor, që hapi dyert për herë të parë në vitin 1935 dhe që sot numëron mbi 200,000 vëllime librash dhe periodikësh, duke mbetur një nga pasuritë më të çmuara të qytetit të Elbasanit.
Aktivitetet synojnë nxitjen e dashurisë për leximin dhe librin, si dhe të krijojnë një hapësirë të gjallë kulturore, ku qytetarët e çdo moshe mund të shprehen, të frymëzohen dhe të shkëmbejnë ide.
Bashkia Elbasan u shpreh në mbështetje të çdo nisme që promovon kulturën, artin dhe leximin, duke e konsideruar Bibliotekën “Qemal Baholli” një qendër të rëndësishme të jetës kulturore dhe intelektuale të qytetit. /ATSH
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




