Giosue Fiori, italiani i rritur në Lezhë/ Nga pasioni për kafshët te martesa me vajzën mirditore: Kemi bërë një dasmë tradicionale shqiptare

Ishte vetëm 6 vjeç kur familja e tij u shpërngul nga Brescia e Italisë për të jetuar në Shqipëri. Prindërit e Giosue Fiori punuan pranë Kishës Katolike në Lezhë ndërsa Giosue ndoqi shkollën në shqip. Ai ka studiuar për mjekësi veterinare në UBT për shkak të pasionit që kishte që në vegjëli për kafshët.
Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, Giosue tregoi detaje nga jetesa e tij në Shqipëri. Duke theksuar se është përballur me paragjykime për shkak të degës që ka zgjedhur, 25 vjeçari tregoi për gazetarët në studio se profesionin e veterinerit preferon që ta ushtrojë në tokën shqiptare.
“Që i vogël kam pas ëndërr të merresha me kafshët, pastaj veteriner ose diçka tjetër. Jam i lumtur që kam zgjedhur mjekësinë veterinare. Kam studiuar në UBT. Nuk e di a do të shkoj në Itali por dëshirë kam të bëj specializime të ndryshme jashtë, mëson shumë por shërbimin tim për momentin dhe në të ardhmen kam dëshirë që ta ushtrojë këtu në tokën shqiptare. Zakonisht shkoj njëherë në vit në Itali por unë këtë vit s’i kam takuar fisin sepse jam martuar. Kam shkuar në Itali për muaj mjalti.”, theksoi ai.
Ai është martuar me një vajzë shqiptare, për të cilën tregoi se e ka njohur në kishë. “Nusja është prej Fanit, si kod veshjeje kemi pasur tradicionalet. E kanë respektuar të ftuarit e mi. Ka qenë një dasëm shqiptare, e madhe. Një pjesë e familjarëve të mi erdhën, iu përgjigjën thirrjes.”, u shpreh 25 vjeçari.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
