Gjithë jetën ia kushtoi gazetarisë së ekonomisë, kush ishte Afërdita Selimi, la pas një sërë kronikash në RTSH

22 Shkurt 2024, 14:15 / JETË ALFA PRESS

Gjithë jetën ia kushtoi gazetarisë së ekonomisë, kush

Gazetarja e njohur e ekonomisë në Shqipëri, Afërdita Selimi është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmi i trishtë u bë me dije ditën e sotme nga Lidhja e Gazetarëve Ekonomike të Shqipërisë përmes një postimi në Facebook. Homazhet në nder të saj do të mbahen ditën e nesërme në hollin e Radio Tiranës.

Por kush ishte Afërdita Selimi?

Ajo e nisi karrierën e saj në fushën e gazetarisë në vitin 1977, pasi kreu studimet e larta në fakultetin e Shkencave Politike, Dega Gazetari.

Në fillimet e saj ajo kontribuoi në gazetë lokale "Shkëndia" në Lushnjë dhe më pas gjithë puna dhe karriera e saj u përqendruan në RTSH.

Gazetarja Afërdita Selimaj do të mbahet mend për përkushtimin në emisionet sociale-ekonomike, duke kontribuar me pasion edhe në shumë fusha të gazetarisë radiofonike dhe televizive.

Si një ndër themelueset e gazetarisë ekonomike, ajo u bë frymëzim dhe mbështetje për të gjithë gazetarët e kësaj fushe.

Afërdita la pas në arkivin e Radio Tiranës dhe RTSH, me mijëra kronika dhe shumë emisione, mes të cilëve veçojmë: "Cikli Otranto 97", "Shqiptarët dhe fajdet" e shumë të tjerë. 

Në vitin 2000, ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Lajmeve në Radio Tirana, pozicioni që e mbajti deri në gusht të vitit 2003.

Pas kësaj ajo drejtoi plot pasion sektorin për bashkatdhetarët në Radio Tirana.

E zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, Afërdita ka qenë Kryetare e parë e Bordit të Monitorimit të Medias, pranë KQZ-së në vitin 2003.

Afërdita Selimaj, ka qenë e vetmja gazetare pranë ekipit negociator shqiptar në Gjenevë, për antarësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. 

Nga viti 1998 e në vazhdim, Afërdita ka drejtuar Lidhjen e Gazetarëve Ekonomike të Shqipërisë, LEGA.

Në vitin 2021 gazetarja nderohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh”, për kontributin e saj mediatik ndër vite.

Gjatë veprimntarisë së saj ajo u nderua edhe me çmimin "Vangjush Gambeta" nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, për raportin më të mirë radiofonik, për problemet ekonomike të vendit.

Në vitin 1999 u zgjodh Ambasadore e Paqes nga Federata Ndërkombëtare për Paqen në Botë.

Gjithë jetën ia kushtoi gazetarisë së ekonomisë, kush

Gjithë jetën ia kushtoi gazetarisë së ekonomisë, kush

Gjithë jetën ia kushtoi gazetarisë së ekonomisë, kush



Po ndodh...