Mbape te Reali, kampioni i Botës me Francën: Do të ishte problem, na kanë lodhur me këtë histori…

22 Shkurt 2024, 14:03 / SPORT ALFA PRESS

Mbape te Reali, kampioni i Botës me Francën: Do të ishte problem,

Kampioni i Botës me Francën, Emanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku u ndal tek Kilian Mbape.

Nëse Mbape do të shkonte tek Real Madridi, mund të kthehej në një problem. Jo vetëm për sa i përket çështjes së pagave në dhomat e zhveshjes, por edhe për sa i përket lidershipit. Belingam ka qenë i pabesueshëm, ashtu si dhe Vinicius. Dhe nëse Mbape shkon te Reali do të luajë si sulmues, siç ka bërë së fundmi te PSG. Por të gjithë e dimë që ky nuk është pozicioni më i mirë. Ka shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje“.

Ai gjithashtu foli edhe për zhurmën mediatike që Mbape ka krijuar.

“Në Francë jemi lodhur të gjithë, pasi çdo 6 muaj është e njëjta histori. Do iki? Do qëndrojë? Hëngri mirë mëngjes? Iku në tualet? Jemi vërtet të lodhur… Kuptoj që edhe lojtarët janë të përfshirë në këtë situatë, pasi e gjithë vëmendja është te Mbape. Nuk flitet për PSG-në, flitet gjithmonë për Mbape. Për shumë lojtarë mund të jetë një problem menaxhimi i kësaj situate“.

 

Po ndodh...