Hebreja Hedy Lamarr, yll i Hollivudit që shpiku sistemin bazë të WiFi

Ajo lindi në Austri, gjeti strehë në Los Anxhelos, jetoi një jetë magjepsëse në studiot e Hollivudit dhe la pas një trashëgimi me vlera të paçmueshme.
Hedy Lamarr , e cila u nda nga jeta në vitin 2000, ka lindur në Vjenë dhe emri i sai i vërtetë është Hedwig Eva Kiesler .
Fëmija i vetëm i një familjeje të pasur bëri që Lamrr të jetë në qendër të vëmëndjes së babait të saj bankier, Emil, një hebre e Ukrainës së sotme (i lindur në, Lemberg, sot Lviv), i cili i tregoi se si funksionon bota për të gjithë, jo vetëm për gratë.
Ata dilnin shpesh për shëtitje, ku babai i saj i tregonte të gjitha llojet e makinerive, duke i shpjeguar se si funksiononin.
Hedy filloi të bëhej kurioze, duke studiuar objektet e saj për të parë se çfarë kishin brenda dhe si funksiononin, ndërsa në të njëjtën kohë filloi studimet klasike që bënin vajzat e familjeve të pasura në atë kohë, balet dhe piano.
Në moshën 12-vjeçare, ajo kishte fituar tashmë një konkurs bukurie në një konkurs lokal, por ajo që e interesonte ishte aktrimi , kështu që filloi të merrte mësime fshehurazi nga nëna e saj.
Në moshën 19-vjeçare, ajo takoi një tregtar austriak armësh, i cili do të luante një rol kyç në jetën e saj.
Ata u martuan në vitin 1933 dhe ajo e kuptoi menjëherë se krijimtaria e saj ishte mbytur nga ana e tij.
“Ai ishte monarku absolut në këtë lidhje. Unë isha si një kukull. Isha si një vepër arti që duhej ruajtur dhe burgosur ”
Një nga gjërat që Lamarr nuk mund ta duronte fare, ishin marrëdhëniet profesionale dhe miqësore të të shoqit me partinë naziste.
Katër vjet pas martesës së saj martire, ajo arriti të arratisej fillimisht në Paris dhe më pas në Londër.
Nga karriera e saj e shkurtër në Evropën Qendrore ajo mori pjesë në filmin pionier për kohën Ecstasy , duke u bwrw femra e parë që që luajti një rol me skena nudizmi dhe simuloi një orgazmë në historinë e kinemasë
Në Albionin e Vjetër ajo takoi kreun e studios Metro-Goldwyn-Mayer , Louis B. Mayer, i cili e kuptoi menjëherë potencialin e saj.
Lamarr u largua për në SHBA dhe nënshkroi kontratën e saj të parë për shumën e atëhershme jo të vogël 500 dollarë në javë.
Ndërkohë, Mayer e kishte bindur që të ndryshonte emrin në Hedy Lamarr, në mënyrë që publiku të mos e bënte lidhjen me rolin e saj në filmin Ecstasy.
Menjëherë pasi ajo vuri këmbën në Hollywood, Mayer filloi ta promovonte atë si "gruaja më e bukur në botë " .
Karriera e saj filloi me një fillim të fortë dhe Mayer priste që Lamarr të bëhej një Greta Garbo e re.
Por në të njëjtën kohë, Lamarr e donte teknologjinë dhe mendimet e saj për shkencwn nuk mund të ndaleshin.
Piloti Howard Hughes, të cilin e takoi në një festë, i dha asaj grupin e parë të mjeteve, kështu që filloi të punonte në ndërtimin e objekteve të ndryshme.
Nëpërmjet Hughes, ajo vizitoi fabrikat e prodhimit të avionëve dhe filloi të përvetësonte njohuri të tjera të vlefshme që më vonë do të ishin shumë të dobishme për të.
Hughes ishte i pari që kuptoi se Hedy ishte një gjeni kur ajo i tregoi një dizajn të sajin për ndërtimin e një krahu avioni.
Ndërsa karriera e saj vazhdoi me role ku luante femrën fatale, ekzotike, Lamarr ishte shumë e përfshirë në hobi të saj.
Në vitin 1940 , sapo shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, ajo takoi muzikantin George Antheil, me të cilin ndante të njëjtën dashuri për inovacionin .
Sipas tij, Lamarr kishte thënë se nuk ndihej mirë duke u ulur në Hollywood dhe duke fituar shumë para, ndërkohë që shumë të këqija po ndodhnin në botë.
Kështu të dy u bashkuan për të krijuar një sistem frekuencash përmes të cilit përdoruesit mund të zbulonin raketat e armikut dhe të parandalonin goditjet, diçka shumë e rëndësishme për përparimin e një lufte, pasi Gjermania naziste bëri çdo përpjekje për të përjashtuar aleatët nga frekuencat e saj radio.
Ky sistem i zbuluar nga Lamarr, përfshinte kërcimin e frekuencës midis valëve të radios , dhe megjithëse ajo mori një patentë për të, ushtria amerikane nuk donte ta përdorte atë.
Lamarr këmbënguli të ndihmonte atdheun e saj të ri, duke mbledhur para për të vazhduar luftën kundër fashizmit.
Fatkeqësisht, patenta e saj skadoi pas disa vitesh dhe ndërkohë as ajo dhe as Antheil nuk kishin marrë asgjë nga shfrytëzimi i saj.
Por pas shpikjes së Lamarr që pak njerëz e din qëndron WiFi , GPS dhe Bluetooth .
Shpikja e saj ishte baza për krijimin e të gjitha këtyre sistemeve të komunikimit, pa të cilat sot jeta jonë do të ishte krejtësisht ndryshe.
Jeta personale e Lamarr
Jeta e saj personale ishte shumë e mjerë.
Ajo kishte tre fëmijë nga gjashtë martesat e saj.
Me djalin e saj të madh, James, ajo nuk foli për dekada, pasi ai ishte larguar nga shtëpia për një familje tjetër.
Pas divorcit të saj përfundimtar në vitin 1965, Lamarr filloi të tërhiqej nga artet e shfaqjes deri në vitin 1981, kur u transferua përgjithmonë në Florida.
Derisa ndërroi jetë për shkak të një problemi me zemrën në janar 2000, ajo e kalonte kohën e saj kryesisht në ambiente të mbyllura, duke folur në telefon , madje edhe për gjashtë deri në shtatë orë në ditë.
Ishte fatkeqësi që nuk jetoi edhe pak, për të parë që falë saj ne sot, nëpërmjet WiFi, jo vetëm të flasim në telefon, por bëjmë thuajse gjithçka dhe mbi të gjitha na ka lehtësuar jetën./Alfarpess.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
