Humbi betejën me kancerin e gjirit, Begaj ngushëllime familjes së gazetares Rudina Dervishi: Figurë e dashur për shqiptarët anembanë botës

16 Shtator 2023, 19:38 / JETË ALFA PRESS

Humbi betejën me kancerin e gjirit, Begaj ngushëllime familjes së

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së ‘Zërit të Amerikës’, Rudina Dervishi.

Begaj i shprehu ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë të Dervishit, duke e konsideruar të ndjerën një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.

“Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të ‘Zëri i Amerikës’, znj. Rudina Dervishi.

Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.

I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit ‘Ditari’’- shkruan Begaj.

Gazetarja dhe drejtuesja e “Ditarit”, Rudina Dervishi u nda nga jeta të martën në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128