
“Kampi i riedukimit” në Valas të Elbasanit, njihuni me fshatin që ekziston ende nën gjurmët e diktaturës

Valasi është një fshat shumë pranë qytetit të Elbasanit, në Njësinë Administrative Papër, ku një herë e një kohë ka qenë ngritur një nga burgjet më të mëdha shqiptare.
Aso kohe etiketohej si “kampi i riedukumit” në Valas, kamp ky i cili u ngrit dhe gërmadhat kanë mbetur ende aty.
Ish-të burgosurit ngritën një nga plantancionet më të mëdha. 10-të kilometra nga 7-të mijë të burgosur tranzitë të cilët bën jo pak punë krahu. Çdo e mbjellë këtu, në këto kodra është falë tyre.
Nuk dihet se cila strategji mbrojtjeje piketoi burgun mes malesh, aty nga viti 1974, por dimë që edhe sot e kësaj dite rezultojnë epitafe të gdhendura që të falin jo pak emocione.
Para se të ngrihej ky kamp, shtatë kodrat e Valasit, që nga Cërriku dhe gjer në Grykësh të Peqinit, ishin me ferra e driza, ku nuk mund të kullosnin as tufat e bagëtive kolektive të ish-koperativave bujqësore.
Por nëse do të ishte ruajtur në bazën fillestare e gjithë kjo ndërtesë, sot do të kishim të bënim me një muzeum ku të gjithë mund të njihnim këtë histori brezazh.
Gjithsesi, tek ky fshat kanë mbetur tre kujtime të pashlyera. Jehona nga jashtë për jetën brenda burgut, krenaria si fshati mes gjithë të mirave e begative, si dhe kujtimet dhe miqësitë me ish-të burgosurit e familjet e tyre.
Sakaq, ka të ngjarë që fshati t’i kthehet nostalgjisë gjithmonë të atyre viteve./Alfapress.al
(Kujtojmë që para disa vitesh gazetarja, Ilnisa Agolli ka realizuar një reportazh në Top Channel në lidhje me historinë e këtij fshati.)
-
AlfaPena/ Poezi nga Liza Brozi: Të gjitha netët që ti nuk ishe...
16 Shkurt, 21:52

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128