AlfaPena/ Poezi nga Liza Brozi: Të gjitha netët që ti nuk ishe...

16 Shkurt 2025, 21:52 / JETË ALFA PRESS

AlfaPena/ Poezi nga Liza Brozi: Të gjitha netët që ti nuk ishe...

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe, dhe jo vetëm të çdo poeti dhe shkrimtari.

Poezi nga Liza Brozi:

Të gjitha netet që ti nuk ishe
unë kam qenë tek ti, sa për dy...
Kam parë në sytë e tu të gjitha humbjet, edhe ato të të parëve të tu, kam ndjekur me bisht të syrit të gjitha dyshimet;
"A jam unë i mjaftueshëm për atë" por jo, nuk je.

Ngatërruar në flokët e tu, të tjera, të harruara por jo të ikura, prej një gjysmë zëri; "do të kthehem përsëri, por se di...''
nesër apo më vonë.

Në djall thonë...

E sot ka ndryshuar diçka në lëkurën tënde,
nuk ka më padurim për të prekur timen,
as për të lexuar shenjat, nishanet, lakimet.
Lëkura jote nuk ka më kujtesë.

E prapë të gjitha netët që ti nuk je, unë jam tek unë, sa për dy.
Dhe ti e di.../Alfapress.al