Mite e fakte në besimet popullore/ A ekzistojnë fantazmat? Vërtet na bën të lumtur çokollata?

5 Nëntor 2022, 18:33 / JETË ALFA PRESS

Mite e fakte në besimet popullore/ A ekzistojnë fantazmat? Vërtet

Mite e fakte në besimet popullore

A ekzistojne fantazmat?

Kali i Kaligules a ishte senator?

Ne njerezit, a perdorim gjithe trurin, apo vetem 10% te tij?

Vertet na ben te lumtur çokollata?

Keto e nje varg i gjate pyetjesh te tjera, i ndajne ne dysh njerezit: disa i besojne e disa te tjere jane skeptike; disa i mohojne kategorikisht e disa te tjere luhaten midis-besim-mosbesimit.

Ja disa prej tyre

1. Ne perdorim vetem 10% te trurit tone

Rreth 70% e njerezve jane te bindur per kete.

Ne fakt, behet fjale per nje mit, pa kurrefare mbeshtetjeje shkencore.

Ne mund ta perdorim keq apo mire, por nuk ndodh kurre ta perdorim pjeserisht ate!

2. Kaligula dhe kali i tij

Kaligula, perandori romak ne vitet 37-41 pas K., emeroi senator kalin e tij.

Megjithese 30% e te pyeturve nuk e beson, mjaft historiane te kohes e sjellin si fakt.

Nese ka ndodhur, pse?

Ka qe ia kane lene çmendurise se tij, por shumica bashkohet ne shpjegimin se veprimi i tij lidhej me perçmimin e Kaligules per senatin.

3. Rregulla e 5 sekondave

Sipas saj, nese buken apo ushqimin e rene ne toke, e merr brenda 5 sekondave, ajo mund te hahet pa merak.

Te ne, ka sunduar rregulla se “buka nuk behet kurre pis”.

33% e te pyeturve besojne ende ne kete rregull, por duhet ditur se ushqimi mund te ndotet me mikrobe edhe brenda nje sekonde.

4. Çokollata te ben te lumtur

Sa i takon ketij besimi, njerezit qellojne ne shenje: 99% e tyre e besojne kete.

Dhe kane te drejte.

Sheqernat e çokollates nxisin rritjen e nivelit te serotonines, e cila permireson gjendjen tone shpirterore, ndersa magnezi i çokollates ndihmon ne perballimin e stresit e ankthit.

5. Elefanti ka frike prej miut

64% e njerezve besojne se po: ka frike!

Fund e krye e pavertete!

6. Ne bote, çdo vit vdesin 150 njerez nga renia mbi koke e arrave te kokosit.

Ne fakt, eshte nje ngjarje e jashtezakonshme dhe krejt e paperfillshme per numrin e viktimave.

7. Ne kanalet e ujerave te zeza te New Yorkut, ka aligatorë

”Fatmiresisht” vetem 40% e amerikaneve e besojne ende, edhe pse kjo perqindje ka qene mjaft me e larte!

8. Fantazmat ekzistojne

Del se 37% e te intervistuarve besojne ne ekzistencen e tyre.

9. Qente shohin bardhe e zi

67% e njerezve besojne se po.

Ne fakt, qeni nuk i shikon ngjyrat si ne, por ata njohin edhe blune e te verdhen, paçka se dallojne me veshtiresi portokalline nga jeshilja.

10. Perbindeshi i Loch Ness-it

Edhe pse eshte provuar perfundimisht se fotoja e viteve ‘30 ishte e genjeshtert, 24% besojne ende se ajo ekziston, ose te pakten se ka ekzistuar./ Përgatiti Selim Kurti 

 

 

Po ndodh...