“Në shkollë më bullizonin se isha shqiptar”/ Kuksiani tregon si u bë nën kampion Europe në MMA

24 Maj 2023, 12:21 / JETË ALFA PRESS

“Në shkollë më bullizonin se isha shqiptar”/ Kuksiani

Kledi Disha është i riu nga Kukësi me një histori shumë frymëzuese jetese. Në një lidhje me Skype nga Anglia për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar fillimisht se kur shkonte në shkollë e bullizonin se nuk dinte gjuhën dhe ishte i huaj, ndërsa sot është nënkampion Europe në MMA.

Kledi rrëfeu se iu fut kësaj rruge dhe nga një person që askush nuk e donte, u kthye në ‘superstar-in’ e shkollës.

“6 muajt e parë e kam pas urryer se shkoja në shkollë, isha vetëm, rrija vetëm gjatë pushimeve midis orareve të klasës rrija vetëm. Kjo më bënte të distancuar nga shoqëria, sepse edhe gjuha, nuk dija të komunikoja mirë. Më flisnin shumë dhe nuk e kuptoja se çfarë më thonin, gjëra bullizuese. Më thoshin, ti je i huaj, ti nuk di anglisht.

Kështu u futa në kick-box dhe prindërit më kuptuan. Unë u bëra superstar i shkollës, më afroheshin të gjithë, krijova një shoqëri shumë e madhe. Janë dy gjëra ose të respektojnë për personin, ose për frikën. Unë në këtë sport u futa për qejf, për trup, jo që të arrija këto rezultate”, tha ai.