
Nga Ilo Pinci, Maku e deri tek Plaku Mere/ Njihuni me 10 personazhet e spikatura të filmave shqiptarë

Në filmat shqiptarë të periudhës së realizmit socialit, filmat u kthyen fuqishëm në mjetin e propagandës.
Alfapress.al pasi analizoi vijën propagandastike të tyre, sjell për lexuesin dhe një vëzhgim rreth disa personazheve që janë bërë popullorë në filmat shqiptarë.
Sigurisht kur themi Mato Gruda, Plaku Mere, Ilo Pinci, Sali Protopapa, Maku, Dhano Bleta, Tosun Baçi, Doktor Bardhyli, Andi Bega, Ollga, Halit Berati, për ata që i kanë ndjekur sigurisht lidhja bëhet menjëherë.
Plaku Mere, Mato Gruda
Dyshja protagoniste në filmin "Njeriu me Top", film që trajton hakmarrjen dhe ndarjen e fshatit në dy kampe atë të komunistëve dhe ballistëve.
Mato personazhi që gjuan me top mullarët është i njohur dhe për dialogjet me Agushin, një Italian që pas luftës e kishte marrë për hysmetqarë.
Ilo Pinci
Shahisti ose ndryshe Ilo Pinci është një tjetër personazh karizamtik i filmave shqiptarë, nën interpretimin e Bujar Kapexhiut ky personazh u bë mjaft i njohur, bashkë me filmin.
Lisimak Voci
Maku ose ndryshe "Zëvëndësi i Grave, u kthye në një personazh karizmatik dhe mjaft i pëlqyer. Nën interpretim nga Mirush Kabashi, roli i Makut ishte roli i një burri në ndërmarrje, që zëvëndësonte gratë që merrnin leje.
Sali Protopapa
Një personazh i librit të Dritëro Agollit, komandant i Ballit ishte kthyer në një armik për komunistët e zonës.
Personazhi ka ekzistuar vërtetë, por nuk ka qënë ashtu siç paraqitet në film.
Personazhi i vërtetë një ditë i trokiti në derë Dritëro Agollit, ku rezultoi se personazhi ishte i bazuar nga disa gojëdhëna në zonë.
Halit Berati
Filmi Gjeneral Gramafoni, është një tjetër film mjaft i popullarizuar.
Rolin kryesor e mban klarinetisti Halit Berati nën interpretimin e Bujar Lakos.
Nertil Duli
Një film që tregon me nota humori një nxënës problematik që quhej Tili, ai ishte ngelës dhe nuk ja thonte për mësime.
Debatiku
Nga filmi me të njëjtin titull, personazhi Debatik është një fëmijë që lidhet me komunistët.
Doktor Bardhyli ose Bardhyl Kraja
Eshtë një doktor që emërohet për herë të parë në një fshat me dëborë shumë, ai atje haset me problemet e para të punës, intrigat dhe të papriturat që i ndodhin. Dhe ky film ka lënë goxha gjurmë tek shikuesi.
Xha Sulo
Eshtë një personazh komik, i cili mban në mendje lavdinë e dikurshme dhe nuk pëlqen ta urdhërojnë gratë.
Në filmin "Kapedani", këtë personazh e luan Albert Vërria.
Andon Lelli
Filma "Tela per Violinë", trajton ndërhyrjet e një babai, që i biri të pranohet në akademi për violinë. I ati fut qindra miq duke ndërhyrë, kur në realitet i biri kishte talent. Fundi rezulton që ai nuk pranohet në akademi./Artikull nga Alfapress.al

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128