Pasioni për leximin/ 10-vjeçari shqiptar në Itali lexon libra për gruan që ka humbur shikimin

Pasioni për lexim pe i një gruaje që ka humbur shikimin gjeti mbështetjen te një djalë shqiptar i klasës së pestë.
Protagonistë të historisë frymëzuese janë një 55 vjeçare dhe Erik, një 10-vjeçar, i cili prej kohësh ka krijuar një miqësi me gruan, e cila i jepte vazhdimisht libra, nga dëshira e saj për të mësuar.
Paola është me origjinë nga Vicenza, por tani jeton në Verona, ku u njoh me familjen e Erikut me origjinë shqiptare.
“Eriku u rrit duke e njohur mirë historinë time”, tha gruaja.
55 vjeçarja nuk ka fëmijë dhe kujdesej me dashuri për Erikun teksa ai rritej.
Fillimisht ajo përdorte audiot e librave, por një ditë mori një mesazh zanor në WhatsApp: Ai ishte Eriku që po i lexonte me pasion kapitullin e parë të një libri që kishte marrë si dhuratë, "Il piccolo alpino", shkruar në vitin 1926 nga Salvatore Gotta.
“Ishte një gjë e bukur", thotë 55-vjeçarja. "Edhe dje më dërgoi një kapitull tjetër me zë, edhe pse i kisha thënë të mos shqetësohej për mua, dhe t’i kushtonte më shumë vëmendje shkollës”, shtoi ajo./Ansa
-
Cikalleshi vendos rekord te Konyaspor
3 Mars, 23:36 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


