Pronari milioner u paguan 1,200 punonjësve e familjarëve të tyre vizitën në parkun Disneyland në Tokio

21 Nëntor 2023, 16:15 / JETË ALFA PRESS

Pronari milioner u paguan 1,200 punonjësve e familjarëve të tyre

Financieri Ken Griffin, pronar i fondit të sigurimeve Citadel LLC i ka paguar një ditë zbavitjeje në park të gjithë stafit të degëve të tij në Hong Kong, Singapor, e Sydney.

Milioneri raportohet se zbaviti rreth 1,200 punonjës me një udhëtim luksi në parkun Disneyland në Tokyo për të celebruar përvjetorin e kompanisë.

Griffin ftoi punonjësit dhe familjarët e tyre në udhëtimin në parkun bregdetar DisneySea teksa dy kompanitë e tij celebronin 20 e 30 vjetorin respektivisht.

Të gjitha shpenzimet si udhëtimi, ushqimi e zbavitjet mbuloheshin nga financieri 55 vjeçar Griffin, i cili kishte bërë gjithashtu donacione arsimi, mjekësie dhe kërkimi ekonomik, shkruan rrjeti britanik TheMirror.

Pasuria e Griffin llogaritet në 35 miliardë dollarë ndërsa një ditë në parkun e Tokios kushton rreth 70 dollarë kështu që fatura e tij do të ketë arritur në rreth 80,000 dollarë.

Ken dhe kompanitë e tij festonin suksesin në treg në një kohë kur shumë grupe financiare kanë humbur para sivjet me një rënie të biznesit prej 5%.

Po ndodh...