Pse Bugatti e ka futur në listën e zezë Tom Cruise?

Tom Cruise mund të blejë çdo gjë përveçse një Bugatti të ri.
Ishte 4 maj 2006 kur Bugatti Veyron jet e zezë dhe tepër verbuese e Tom Cruise doli përpara tapetit të kuq në Teatrin Grauman në Hollywood në premierën e filmit Mission: Impossible III , i cili ishte gati të thyente të gjitha rekordet në arkat amerikane.
Cruise,e kishte blerë Bugattin një vit më parë, duke shpenzuar afro 1.75 milionë euro.

Por çfarë ndodhi në tapetin e kuq që Bugatti i ndaloi të blinte Tom Cruise?
Në pamjet e publikuara në atë kohë shihet një zotëri që hap derën e pasagjerit ku ishte ulur gruaja e tij Katie Holmes. Deri këtu mirë. Por kur ylli i filmit Impossible tentoi të hapet derën e makinës diçka shkoi keq.

Cruz nuk e humbi gjakftohtësinë e tij, por kompania e Bugatti nuk e morën shumë mirë këtë dimension negativ që çështja mori.
Ata mendonin se skena ku aktori nuk mundi të hapte derën e Veyron dëmtoi imazhin e kompanisë dhe cilësinë e makinës.
Thashethemet thonë se kompania Bugatti informoi gjithë pikat e saj që të mos i shisnin më Tom Cruise.

Dhe e vërteta është se Tom Cruise nuk ka blerë as nuk ka ngarë një Bugatti tjetër që nga ajo kohë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



