
Qelizat staminale ndihmojnë në kurimin e syve, ja çfarë thotë studimi

Riparimi i dëmtimeve të pakthyeshme në sy falë qelizave staminale është bërë i mundur përmes një trajtimi eksperimental të zhvilluar në një spital të specializuar në SHBA. Kjo arritje shkencore është publikuar në revistën prestigjioze “Nature Communication”.
Ekipi mjekësor ka marrë qeliza staminale nga syri i shëndetshëm i pacientëve, duke i kultivuar në laborator për 2-3 javë dhe më pas i ka transplantuar në syrin e dëmtuar. Procedura është testuar tek 14 pacientë, dhe pas 18 muajsh nga transplanti, rezultatet kanë qenë premtuese.
Teknika është aplikuar për trajtimin e dëmtimeve të kornesë, shtresa transparente dhe e jashtme e syrit, për të cilën transplantet tradicionale shpesh nuk janë të përshtatshme. Trajtimi ka treguar efikasitet të lartë, ku brenda tre muajve të parë pas ndërhyrjes, tek 7 pacientë kornea ishte rikuperuar plotësisht. Në përfundim të periudhës së studimit, teknika rezultoi e sigurt dhe efektive për të gjithë pacientët, pa shfaqur efekte anësore apo komplikacione.
Pavarësisht suksesit të deritanishëm, procedura do t’i nënshtrohet testeve dhe studimeve të mëtejshme përpara se të marrë miratimin përfundimtar nga autoritetet shëndetësore në SHBA.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128