Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho nderohet me çmimin 'Artistja e Vitit' nga ‘International Classical Music Awards’

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho ka shënuar një tjetër sukses. Ajo është nderuar me çmimin e rëndësishëm 'Artistja e Vitit' nga 'International Classical Awards'. Lajmin e ka bërë të ditur artistja, e cila përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është e nderuar që është vlerësuar me këtë çmim.
“E nderuar që jam zgjedhur « Artisti i Vitit « (Nga International Classical Music Aëards). Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyes vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë e arrijnë një të tillë. Shkallë e lartë e identifikimit me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht prekës.
Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë. Faleminderit”, ky është mesazhi i publikuar në Facebook-un e Jahos.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
