Teatri nis sezonin me “Vojcek”/ Drama me regji të japonezit Kuniaki Ida

11 Shtator 2023, 23:46 / JETË ALFA PRESS

Teatri nis sezonin me “Vojcek”/ Drama me regji të japonezit

Vojcek, një vepër nga George Buncher dhe me regji nga regjisori japonez Kuniaki Ida hapi sezonin artistik të Teatrit Kombëtar.

Një vepër e shkruar në fillim të Shekullit XIX, por që i flet publikut bashkëkohor mbi transforimin e qenies njerëzore në shoqëri të dhunshme u soll me emocion nga trupa e Teatrit Kombëtar me protagonist Rafael Hoxhaj

“Bëhet fjalë për vitet 1800 dhe në këtë kohë kemi një divorc të Gjermanisë me Francës. Është koha e ndryshimeve të mëdha.  Drama është e ndikuar nga ky ndryshim i madh humanitar, social e gjithçka tjetër.”- shprehet regjisori Kuniaki Ida.

Kuniaki Ida i diplomuar në Tokio që nga viti 1976 jeton kryesisht në Itali. Që nga viti 1989 ai është mësues në shkollën e artit dramatik  “Paolo Grassi”. Dhe protagonisti në shfaqe është studenti i tij..

“Përzgjedhjen e aktorëve e kam bërë me audicion. Unë jap mësim në shkollën e teatrit Paolo Grassi në Itali prej vitesh. Kam 45 vite që shoh aktorë pa fund. Njëri nga studentët e mi shqiptar është protagonist në Voicek.”

Subjekti është i thjeshtë. Pacienti Vojcek, funksionet normale të të cilit janë shkatërruar, vazhdon të luftojë kundër sëmundjes së tij të çmendurisë për të rifituar identitetin njerëzor. Këtë krahasim regjisori e bën me botën ku jetojmë.

Kjo botë ka një çmenduri në vetvete. Njëlloj siç e shpjegon Kadare apo Kafka pushtetin dhe makthin. Kjo është bota. Ne duket ta kuptojmë, ta menaxhojmë dhe ta përmirësojmë. Kjo është detyra më e madhe.

Po ndodh...