Katastrofa në Nepal/ 119 persona shpëtohen pas një jave, mbi 3,900 ende të zhdukur. Qindra punëtorë të bllokuar në tunele

Një javë pas përmbytjeve të rënda që kanë goditur Nepalin dhe kanë shkaktuar më shumë se 1,000 viktima, operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në zonat e prekura.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë 119 persona, mes tyre edhe një shtetas britanik.
Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i ushtrisë britanike, ndërsa identiteti i shtetasit britanik nuk është bërë i ditur.
Sipas BBC, mes shtetasve nepalezë të shpëtuar janë 44 gra dhe 74 burra.
Megjithatë, mijëra persona vijojnë të jenë të zhdukur.
Mbi 3,900 njerëz nuk janë gjetur ende, mes tyre më shumë se 600 punëtorë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në një rrjet tunelesh të mbushura me baltë.
Tunelet ndodhen pranë projekteve hidroenergjetike përgjatë lumit Trishuli.
Kryeministri i Nepalit, Balendra Shah, bëri të ditur të hënën se 279 persona ishin shpëtuar nga zonat e prekura.
Operacioni i kërkim-shpëtimit po zhvillohet me pjesëmarrjen e personelit ushtarak kinez dhe nepalez, ndërsa në terren janë angazhuar edhe ekspertë nga India, Koreja e Jugut dhe Australia.
Përmbytjet goditën të mërkurën në mëngjes distriktin Rasuwa, në veri të kryeqytetit Katmandu.
Fillimisht u dyshua se katastrofa mund të ishte shkaktuar nga një tërmet. Analizat e mëvonshme të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) sugjeruan se aktiviteti sizmik ishte i lidhur me një rrëshqitje dheu.
Sipas të dhënave të USGS, një ngjarje sizmike me magnitudë 5.2 u regjistrua pranë kufirit në orën 08:37 me kohën lokale. Sipas analizave, ngjarja lidhet me shembjen e akullnajave dhe rrjedhje masive të mbeturinave.
Ndërsa operacioni vijon, autoritetet po përpiqen të lokalizojnë mijëra personat që rezultojnë ende të zhdukur.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128