Kokaina me portretin e Escobar në kontejnerët e frutave, lirohet nga burgu Erjon Peti, aksioner i kompanisë

18 Janar 2022, 18:59 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kokaina me portretin e Escobar në kontejnerët e frutave, lirohet nga

Erjon Peti është lënë i lirë nga burgu. Ai u arrestua në muajin maj bashkë me Klajdi Xibrakun, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Peti ishte një nga aksionerët e “Masabi Fruits”, në kontejnerët e së cilës u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit.

Ka qenë gjyqtarja e Apelit Durrës, Anita Mici, e cila ka pranuar kërkesën e avokates së Petit, duke e lënë pa asnjë masë shtrënguese, pasi kaloi 10 muaj në qeli.

“Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku, shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë.

​Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit Klajdi Xibraku, 30 vjeç dhe Erjon Peti, 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

​Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, mnjoftonte policia për arrestimin.

 

Po ndodh...

ide