Telefonata Trump–Xi për ‘TikTok’, SHBA dhe Kina drejt marrëveshjes, dy liderët diskutojnë për takimin e ardhshëm, ja ku do të zhvillohet

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti i Kinës, Xi Jinping, zhvilluan sot një bisedë telefonike “shumë produktive”, siç u përshkrua nga vetë Trump në një postim në rrjetin e tij social Truth Social.
Në qendër të diskutimit mwsohet se kanë qenë disa çështje kyçe mes dy vendeve, përfshirë TikTok, tregtinë dhe luftën në Ukrainë.
“Sapo përfundova një telefonatë shumë produktive me Presidentin Xi të Kinës. Bëmë përparim në shumë çështje të rëndësishme, përfshirë miratimin e marrëveshjes për TikTok,” shkroi Trump nw Truth Social.
Ai shtoi se të dy liderët janë dakorduar për një takim të drejtpërdrejtë në samitin APEC që do të mbahet në Korenë e Jugut në fund të tetorit, ndërsa ka paralajmëruar gjithashtu një vizitë të tij në Kinë në fillim të vitit të ardhshëm, si dhe një vizitë të Xi Jinping në SHBA në një moment të përshtatshëm.
SHBA dhe Kina duket se po afrohen drejt një marrëveshjeje për të transferuar asetet amerikane të TikTok te investitorët amerikanë, pas presionit nga Kongresi, i cili më herët këtë vit miratoi një ligj që ndalon aplikacionin nëse kontrolli kinez nuk hiqet. Megjithatë, nuk ka ende një përditësim zyrtar mbi përmbajtjen dhe afatet e kësaj marrëveshjeje.
Qëndrimi i Kinës: SHBA duhet të shmangë kufizimet tregtare – TikTok të trajtohet me drejtësi
Në një deklaratë zyrtare nga presidenca kineze, biseda telefonike u përshkrua si “realiste, pozitive dhe konstruktive”, duke u përqendruar në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dypalëshe.
Presidenti Xi Jinping theksoi se “SHBA duhet të shmangë vendosjen e kufizimeve të njëanshme tregtare dhe të krijojë një mjedis të hapur e të paanshëm për investitorët kinezë. Për TikTok, ne besojmë në një zgjidhje në përputhje me ligjet e tregut dhe interesat e ndërsjella.”
Kreu i shtetit kinez kujtoi gjithashtu lidhjet historike midis dy vendeve, duke përmendur bashkëpunimin gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përkujtimin e “Tigrave Fluturues”, pilotët amerikanë që ndihmuan Kinën gjatë luftës kundër Japonisë.
I just completed a very productive call with President Xi of China. We made progress on many very important issues including Trade, Fentanyl, the need to bring the War between Russia and Ukraine to an end, and the approval of the TikTok Deal. I also agreed with President Xi that…
— Trump Truth Social Posts On X (@TrumpTruthOnX) September 19, 2025
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
