Sulm ajror rus, një i vdekur dhe 3 të plagosur gjatë natës

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm ajror rus gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, sipas zyrtarëve të Kievit.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, raportoi përmes Telegramit se më shumë se 20 dronë kamikaze pa pilot ishin rrëzuar dhe se një valë e re e UAV-ve të tilla po i afrohej Kievit.
Më herët, Klitschko foli për “shpërthime në Kiev” në orët e para të ditës së sotme, duke shtuar se “informacioni është duke u sqaruar” dhe “mbrojtja ajrore po rrëzon objektivat” në hapësirën ajrore të kryeqytetit ukrainas.
Gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters raportuan se kishin dëgjuar disa shpërthime në Kiev pasi u ngrit një alarm në kryeqytetin ukrainas dhe disa pjesë të tjera të vendit në pritje të një sulmi të ri ajror rus
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
