Sulm me armë zjarri në një shkollë fillore në Neshvill, vriten 3 fëmijë
27 Mars 2023, 19:30 / KOSOVA

Tre fëmijë kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri të hënën, në një shkollë private të krishterë, në Nashville të shtetit Tenesi.
Në një postim në Twitter, autoritetet njoftuan se pas përballjes me policinë ka vdekur gjithashtu edhe i dyshuari si autor i sulmit.
Zyrtarët thanë se të tre fëmijët kishin plagë të shkaktuara me armë zjarri dhe se ata u shpallën të vdekur pas mbërritjes në spitalin e Fëmijëve ‘Monroe Carell Jr’.
Nuk dihet ende numri i personave të plagosur. Por më herët departamenti i Zjarrfikësve të Neshvillit, shkruante në Twitter, se bëhej fjalë për të 'plagosur të shumtë'.
Sulmi ndodhi në shkollën ‘The Covenant’, një shkollë presbiteriane me rreth 200 nxënës, nga sistemi parashkollor deri në klasë të gjashtë.
-
-
Netanyahu shtyn reformën në sistemin gjyqësor
27 Mars, 18:50
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


