3,000 vdekje mbi mesataren çdo javë në Britani sjellin thirrje për hetime urgjente në sistemin shëndetësor

24 Janar 2023, 21:47 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

3,000 vdekje mbi mesataren çdo javë në Britani sjellin thirrje

Zyrtarët në Britani po bëjnë thirrje për hetim mbi rritjen e numrit të vdekjeve në vend, me mijëra njerëz që vdesin më shumë se zakonisht, shkruante sot rrejti vendas Daily Mail. 17,381 vdekje u regjistruan në Angli dhe Uells në shtatë ditët deri në më 13 janar – që janë 2,837 mbi mesataren për këtë kohë të vitit.

Ky është numri më i lartë i vdekjeve që prej shifrës së 3,429 vdekje në shtatë ditët deri në 12 shkurt 2021, kur Britania ishte e përfshirë nga valaCovid-19.

Të dhënat e sistemit shëndetësor në Angli tregojnë se njerëzit kanë pritur më gjatë për ardhjet e ambulancës këtë dimër, ndërsa grafikët tregojnë se thirrjet në numrin e emergjencës 999 përfshinin shkaqe si atak kardiak, ishemi, djegie dhe epilepsi.

Ndërsa në repartet e emergjencës të ardhurit ishin vizituar brenda tre orëve pritje.

Stafi e pacientët thonin se shërbimi i ambulancës është i panevojshëm për sëmundje që nuk janë emergjente.

Të dhënat e javëve të fundit tregojnë se emergjencat e Covid-19 përbënin më pak se 5 përqind të totalit, që do të thotë se numri lartë i vdekje nxitet nga faktorë të tjerë të panjohur.

Ky dimër në Britani shënoi një rritje të konsiderueshme të vdekjeve, me 21 dhe 20 përqind respektivisht për dy javët e fundit të dhjetorit, të ndjekura nga 14 dhe 20 përqind për dy javët e para të janarit./DailyMail/

ide