4.5 miliardë euro të tjera për Ukrainën, nga Banka Botërore

8 Gusht 2022, 19:19 / KOSOVA ALFA PRESS
4.5 miliardë euro të tjera për Ukrainën, nga Banka

Banka Botërore ka zyrtarizuar një plan të ri ndihme për Ukrainën, ku paketa e parë e përfshirë është ajo prej 4.5 miliardë eurosh.

Në bazë të detajeve të para të dhëna, këto para do të shkojnë për ringritjen ekonomike të vendit dhe rindërtimin e zonave të shkatërruara.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian po bën të pamundurën për të rikthyer në tërësi eksportet ukrainase të drithërave, ku Kievi përbën edhe bazën kryesore të furnizimit për një pjesë të mirë të tregut global.


Pavarësisht se është parë një lëvizje gjatë ditëve të fundit, ende ndodhet në 40% rënie kjo industri në Ukrainë dhe shtyrja e nisjes së anijeve me grurë apo lëndë të para të drithërave të tjera po intensifikohet nga ana e BE-së.

Në ekuacion, prej kohësh ndodhet edhe Turqia, e cila ka mundësi ndihme, duke qenë se zotëron çelësin e kanalit të Bosforit në Detin e Zi, prej ku edhe anijet ukrainase kalojnë për në tregje të tjera botërore.

Nga SHBA-të, ndihma kryesore po jepet për armatime dhe ringritje ekonomike e sociale.

Një paketë e fundit prej 1 miliard eurosh është shumë pranë kalimit, duke e çuar totalin në mbi 40 miliardë dollarë ndihma, prej të cilave një pjesë e madhe janë shpërndarë.

Britania e Madhe gjithashtu ka dhenë paketa të mëdha ndihmash, kryesisht për mbrojtje ushtarake dhe për t’i injektuar në ekonomi.

Prej 167 ditësh, Ukraina ndodhet nën agresionin rus dhe beteja është tashmë tërësisht e përqendruar vetëm në Lindje të vendit.

Rajoni industrial i Donbassit, është thuajse tërësisht i uzurpruar nga ana e Kremlinit dhe liderë politikë kukull janë vendosur ose pritet të vendosen në disa rajone.

Po ndodh...

ide