99 nxënës në polici në Prishtinë/ Bilanci i vitit 2025, shumica për fyerje, kërcënime dhe armë të ftohta

15 Shkurt 2026, 12:16 / KOSOVA ALFA PRESS

99 nxënës në polici në Prishtinë/ Bilanci i vitit 2025,

Gjatë vitit 2025, në Stacionin Policor në Prishtinë janë regjistruar 99 raste kur shkollat kanë denoncuar nxënësit e tyre, ndërsa vetëm në janar janë evidentuar 7 raste të reja, raporton “Koha”.

Shumica e denoncimeve kanë të bëjnë me ofendime, kërcënime apo mbajtje armësh të ftohta.

Rasti i fundit ka të bëjë me një nxënës të klasës së nëntë që u përfshi në një përleshje fizike me mësuesin në shkollën “Pavarësia”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë nisi hetim për veprën penale “Sulm” dhe në kuadër të hetimeve ka siguruar edhe pamje të kamerave të sigurisë, që tregojnë se i njëjti nxënës u godit të njëjtën ditë edhe nga drejtori i shkollës. Prokuroria nisi hetim gjithashtu edhe ndaj drejtorit të shkollës.

Hulumtuesit në Institutin Pedagogjik  thonë se problemi nuk qëndron vetëm te sjellja e nxënësve, por mbi të gjitha te mosfunksionimi i mekanizmave mbështetës.

Ata theksojnë se sistemit arsimor i mungojnë shërbimet mbështetëse përtej asaj që mund të ofrojë vetë shkolla.

 

Po ndodh...