Themelimi zyrtar i Bordit të Paqes, Rama: Mora ftesë nga Trump për të vizituar Uashingtonin. Nisem këtë javë!

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ka marrë ftesë nga Presidenti Donald Trump për të vizituar Uashingtonin.
Rama tha se e ka pranuar ftesën dhe këtë javë do të jetë në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.
“Shënimi i fundit është i lidhur me jetën ndërkombëtare, nëse mund ta quaj kështu. Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s'më kanë ftuar,se,se,se…
Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
Berisha duke sulmuar Bashën po ndihmon Ramën
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128