Tërbohen drejtuesit e Juventusit pas derbit: Ndeshje e manipuluar…

14 Shkurt 2026, 23:14 / SPORT ALFA PRESS

Tërbohen drejtuesit e Juventusit pas derbit: Ndeshje e manipuluar…

Ndodhi në fundin e pjesës së parë, drejtuesit e Juventusit shpërthejnë duke e konsideruar skandal arbitrimin në “San Siro”.

Juventusi humbi “Derbin e Italisë në “San Siro” përallë Interit me shifrat 3-2. Por tensioni në funidn e pjesës së parë ishte I paprecedentë. Përjashtimi Absurd I Kalulut me karton të kuq (pas një hedhjeje të Bastoni) në pjesën e parë ndikoi në ndeshje, duke shkaktuar zemërim midis drejtuesve të Bardhezinjëve në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjes.

Luciano Spalletti ishte në rreshtin e parë, duke iu drejtuar gjyqtarit La Penna, me fjalët: “Po e shtrembëroni lojën, po e shtrembëroni lojën”. Damien Comolli u tërbua aq shumë sa u mbajt prapa dhe më pas u shty nga vetë Spalletti.

Giorgio Chiellini gjithashtu ndërhyri , duke i thënë vazhdimisht gjyqtarit: ” Nuk ekziston, nuk ekziston “.

 

Po ndodh...