Kartoni i kuq në Inter-Juventus ndez rrjetin, ish-gjyqtari italian: Gabim shumë i rëndë, VAR-i nuk ndërhyn dot

14 Shkurt 2026, 22:27 / SPORT ALFA PRESS

Kartoni i kuq në Inter-Juventus ndez rrjetin, ish-gjyqtari italian: Gabim

Ndeshja mes Interit dhe Juventusit ka parë në pjesën e parë të saj një episod që padyshim do të shkaktojë polemika të mëdha, pasi gjyqtari Federiko La Pena, bëri një gabim duke ndëshkuar me karton të kuq Pierr Kalulu, për të lënë bardhezinjtë me 10 lojtarë.

Bastoni u nis në kundërsulm dhe u rrëzua në tokë pas një kontakti që nuk ekzistonte me mbrojtësin bardhezi, duke simuluar dukshëm. Por gjyqtari me shpejtësi i tregoi Kalulu kartonin e dytë të verdhë, për ta nxjerrë me të kuq mes protestave të Juventusit.

Pas këtij rasti, kanë shpërthyer komentet në rrjetet sociale mes tifozëve, ndërsa anën e bardhezinjve e mban edhe ish-gjyqtari Luka Mareli, i cili bën moviolën e “DAZN”.

“Gabim shumë i rëndë i La Pena, për të cilin nuk ka më çfarë të bëhet, pasi VAR-i nuk mund të ndërhyjë te kartonët e dytë të verdhë. Nuk kishte asnjë kontakt mes Kalulu dhe Bastonit”, tha ish-gjyqtari italian. 

Po ndodh...