Inter-Juventus/ Starton derbi i Italisë, kërkohet fitorja për përmbushjen e objektivave

14 Shkurt 2026, 20:49 / SPORT ALFA PRESS

Inter-Juventus/ Starton derbi i Italisë, kërkohet fitorja për

Spektakël dhe rivalitet i fortë në “Derby d’Italia”, sfida tradicionale mes Juventus dhe Inter, një duel që këtë sezon përball dy nga pesë ekipet më të forta të Serie A.

Përballjet e fundit mes tyre kanë dhuruar emocione të shumta. Sezonin e kaluar ndeshja në “San Siro” përfundoi 4-4, ndërsa në shtator Juventusi triumfoi 4-3 në Torino, në një tjetër sfidë dramatike.

Në kampin bardhezi ka disa mungesa të rëndësishme. Khephren Thuram nuk është i gatshëm për shkak të një dëmtimi në këmbë dhe mungon edhe në stol. Në infermieri janë gjithashtu Dusan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik, çka ka detyruar trajnerin të riorganizojë mesfushën, me Fabio Miretti dhe Weston McKennie në role më të tërhequra.

Nga ana tjetër, Conceição ka lënë pas problemin në gju dhe është titullar, ndërsa në repartin ofensiv aktivizohen Kenan Yildiz dhe David, me Juventusin që rreshtohet në një skemë 4-3-3.

Te Interi ka lajme pozitive. Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu janë rikthyer në stërvitje pas disa javësh mungesë, ndërsa i vetmi që mbetet jashtë është Denzel Dumfries. Barella është hedhur menjëherë nga minuta e parë, së bashku me Piotr Zielinski dhe Petar Sucic në mesfushë, ndërsa në sulm Marcus Thuram mbështet kapokanonierin Lautaro Martinez.

 

Po ndodh...