3 kandidatë në garë, zgjidhet sot kreu i degës ë PD në Lezhë

Procesi zgjedhor për drejtimin e degës së Partia Demokratike në Lezhë po zhvillohet sot, ku anëtarësia do të votojë për zgjedhjen e kryetarit të ri të strukturës lokale.
Në garë janë tre kandidatë: Donika Ndoj, Paulin Marku dhe Salvator Kaçaj.
Gjatë ditëve të fundit, kandidatët kanë zhvilluar takime me strukturat dhe anëtarët e partisë në Lezhë, ku kanë prezantuar platformat dhe prioritetet e tyre për organizimin, ristrukturimin dhe forcimin e partisë në nivel vendor.
Në fushatën e brendshme është vënë theksi te rritja e angazhimit të anëtarësisë, zgjerimi i partisë me prurje të reja, si dhe përgatitja për sfidat e ardhshme elektorale.
Kandidatët kanë kërkuar mbështetjen e demokratëve të Lezhës, duke premtuar transparencë, bashkëpunim dhe një prani më aktive në terren.
Procesi i votimit pritet të vijojë gjatë gjithë ditës, ndërsa rezultatet do të shpallen pas përfundimit të numërimit të votave.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
Berisha duke sulmuar Bashën po ndihmon Ramën
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128