Aksioni në veri të Kosovës/ Pas bastisjes së vilave të Radojçiç konfiskohen dy makina dhe një motor

Policia e Kosovës ka përfunduar kontrollet në veri të Mitrovicës, teksa konfirmon se ka konfiskuar dy Mercedesë dhe një motor me katër rrota.
Kujtojmë se ky kontroll i udhëhequr nga KFOR dhe EULEX po bëhet në kuadër të aksionit që po zhvillohet në veri të vendit, ku kontrolluar edhe pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiç.
Sipas videove të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Radojçiç ishte pjesë e grupit terrorist të sulmit terrorist të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. Ai është i sanksionuar i ShBA-së dhe i kërkuar nga institucionet e Kosovës.
Gjithashtu, Policia e Kosovës ka nisur sot në orët e hershme një aksion në pesë lokacione të veriut të vendit.
Drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se deri më tani gjithçka ka shkuar mirë.
“Policia ka ndërmarr një aksion të gjerë nëpër disa lokacione në veri dhe deri tash gjithçka është duke shkuar mirë dhe sipas planit”, ka thënë shkurt Elshani.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
