Alarmon ish-zëvendësministri: Situata me Serbinë mund të acarohet, të ndërmirren këto veprime!

25 Shtator 2022, 09:46 / KOSOVA ALFA PRESS

Alarmon ish-zëvendësministri: Situata me Serbinë mund të

Eksperti i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava, ka thënë se konflikti në Ukrainë mund të zgjerohet dhe të përfshijë edhe rajonin, pasi Kosova ende ka mosmarrëveshje të pazgjidhura me Serbinë.

Teksa ka komentuar kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin me bomba atomike, ai ka thënë se sulmet do të kishin pasoja të papërshkrueshme.

“Kosova gjendet në një situatë, në konflikt ende të pazgjidhur me Serbinë. Ky konflikt tani mund edhe të zgjerohet në ndonjë luftë që mund të përfshijë edhe regjionin, sikur që me muaj të tërë po zgjatë lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, nga e cila luftë gjithnjë ka kërcënime të ndryshme e sidomos që mund të aktivizohen edhe bombat atomike apo të sulmohen edhe shtete tjera nga ana e Rusisë. Ajo po e kërcënon botën dhe asaj lufta me bomba atomike do t’i sillte dëme të papërshkrueshme”, ka thënë Tërnava, në një prononcim për gazetën

Për të mos ardhur deri te zgjerimi i luftës në Kosovë, ish-zëvendësministri i Brendshëm ka thënë se duhet të ndërmerren veprime të ndryshme. Ndër masat, ai përmend edhe shtimin e prezencës së trupave të KFOR-it në Kosovë.

“Është e kuptueshme se për të mos ardhur deri te zgjerimi i luftës deri në atë nivel, duhet të ndërmerren veprime të ndryshme e sidomos në Kosovë të ketë ushtri të mjaftueshme, që Serbia ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe të mos acarohet situata luftarake mes Serbisë dhe Kosovës dhe me shtimin e prezencës së trupave ushtarake në Kosovë, nga Mbretëria e Bashkuar, të ciilat do të marrin pjesë në një ushtrim rutinor të misionit të KFOR-it, që do të zgjatë nga 27 shtatori e deri me 2 nëntor”, është shprehur Tërnava.

Sipas tij, shtimi i trupave të KFOR-it, mund të lidhet me frikën e tensionimit të situatës në Kosovë, pasi ushtrimi “rutinor” vjen në periudhën kur përfundon afati për kthim të targave ilegale në RKS dhe pastaj veturat me targa “KM” e të tjera konsiderohen si të paregjistruara.

“Ky shtim i përkohshëm i trupave të KFOR-it, mund të lidhet në preventivë që të mos vjen deri te tensionimet e situatës së luftës, sepse nga ky veprim i shtimit të këtyre forcave, pala në konflikt sikur që është Serbia, e kupton seriozitetin e angazhimit të këtyre foracave ushtarake, sepse Serbia e ka të freskët bombardimin që i është bërë në vitin 1999”, ka theksuar më tej eksperti i sigurisë.

Po ndodh...