Arrestohen 5 policë kufitarë në Greqi, bashkëpunim me kontrabandistët

30 Maj 2023, 17:51 / KOSOVA ALFA PRESS

Arrestohen 5 policë kufitarë në Greqi, bashkëpunim me

5 oficerë policie të një njësi kufitare në Greqi kanë rënë në pranga pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me kontabandistët për të ndihmuar emigranët të hynin në vend përmes Turqisë fqinje.

Ata u kanë siguruar gomone për hyrjen në Greqi të të paktën 100 emigrantëve, të cilët dyshohet se hynë nëpërmjet lumit Evros, pranë kufirit me Turqinë.

Gjatë arrestimeve në qytetin kufitar Didymoteicho policia konfiskoi rreth 26,000 euro cash dhe gati 60 telefona celularë. Së bashku me Spanjën dhe Italinë, Greqia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Bashkimin Evropian të refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.

Kryesisht ata kalojnë në Greqi përmes lumit Evros.

Qeveria e Mitsotakis ka pasur politika më të forta ndaj emigracionit, ndryshe nga ajo e Aleksis Tsipras.

Gjatë fushatës elektorale Mitsotakis theksoi se politikat ndaj tyre kanë qenë të ashpra, port ë nevojshme. Këtë e fakton dhe numri në ulje i kërkesave nga refugjatët për azil.