
Banka i kalon gabimisht 10 milionë euro, i riu niset të blejë makinën e ëndrrave

Dane Gillespie, 18-vjeçari nga Belfasti i Irlandës së Veriut, ishte për pak orë milioneri më i ri i Britanisë së Madhe. Ai kontrolloi llogarinë e tij bankare pasi priste që gjyshja e tij t’i kalonte 8 mijë e 900 paund për të shlyer tarifën e universitetit.
Ai hapi llogarinë dhe ç’të shihte, kishte 8,9 milionë paund, gati 10 milionë euro, për shkak të një gabimi të bankës. “Mami, babi, jemi të pasur”, ulëriti menjëherë djali, duke i treguar prindërve shumën e jashtëzakonshme.
Megjithatë, Caroline, nëna e tij, frenoi menjëherë entuziazmin e djalit, i cili i kishte thënë se do të dilte e do të blinte menjëherë një makinë luksoze. “Mos u bëj budalla – i tha djalit – Nuk janë paratë tona, duhet të gjejmë një mënyrë dhe t’i kthejmë menjëherë”.
Për disa orë, studenti i Belfast Met ishte një nga milionerët më të rinj të Britanisë, por ëndrra e tij zgjati pak. Sapo banka u njoftua për gabimin, rregulloi gjithçka dhe në praktikë ishte e thjeshtë, pasi nga llogaria u hoqën vetëm tri zero, të cilat bënin një diferencë të madhe.

ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128