BE kundër projektit 'pasaportat e arta', Hophmann: Skemë që mbart shumë rreziqe!

24 Dhjetor 2022, 23:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

BE kundër projektit 'pasaportat e arta', Hophmann: Skemë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann deklaroi se projekti i qeverisë “Rama” për pasaportat e arta mban rrezikun e depërtimit të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionit. Në një intervistë për Dojçe Velle, ajo ritheksoi qëndrimin kundërshtues të Brukselit zyrtar ndaj kësaj skeme.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann ka ritheksuar pozicionin kundër të Brukselit zyrtar ndaj projektit të qeverisë për pasaportat e arta.

Në një intervistë për seksionin shqip të Deutsche Welle, diplomatja e lartë theksoi rreziqet që vijnë nga implementimi i kësaj skeme.

Rreziqet që lidhen me krijimin e një skeme të tillë janë theksuar në disa raporte të Komisionit Evropian dhe në disa takime të zhvilluara mes zyrtarëve të BE dhe autoriteteve shqiptare gjatë viteve të fundit. Këto rreziqe janë shprehur në mënyrë eksplicite në raportin e fundit vjetor të progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, si dhe në Raportin e fundit të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave. Këto rreziqe përfshijnë depërtimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta në një skemë të ardhshme shqiptare.
Projekti i qeverisë Rama për dhënien e nënshtetësisë shqiptare të huajve që mund të investojnë në Shqipëri, është pritur me kritika nga Brukseli.

Komisioni Europian ka paralajmëruar për rreziqet, mes të cilave korrupsioni dhe shkelja e ligjit të BE-së, që paraqet dhënia e "pasaportave të arta”.

Shefi i diplomacisë europiase Josep Borrell kohët e fundit e ka bërë të qartë se rruga drejt anëtarësimit në BE është "një rrugë me dy drejtime”.

Ndërkohë ka patur zëra në Bruksel se projekti i qeverisë 'Rama' për pasaportat e arta, mund të rrezikojë edhe liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Po ndodh...

ide