Koreja e Jugut ndryshon ligjin për llogaritjen e moshës, koreanët 2 vite më të rinj

8 Dhjetor 2022, 21:23 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Koreja e Jugut ndryshon ligjin për llogaritjen e moshës,

Koreja e Jugut ka miratuar një ligj të ri i cili hedh poshtë metodën tradicionale të llogaritjes së moshës dhe miratimin e standardeve ndërkombëtare.

Ndryshim ky që do t’i bëjë qytetarët korean të duken 1 ose 2 vjet më të rinj në dokumentet zyrtare.

Sipas llogaritjeve të moshës në Koreanë e Jugut çdo person në momentin që lind konsiderohet 1 vjeç.

Ndërkohë çdo 1 janar shtohet një vit më shumë në moshën e gjithë popullsisë.

Që nga fillimi i viteve 1960, Koreja e Jugut ka përdorur për dokumente mjekësore dhe ligjore normën ndërkombëtare të llogaritjes nga zero vjeç në lindje dhe shtimit të një viti në çdo ditëlindje.

Konfuzioni i shkaktuar nga ky sistem do të zhduket në momentin që do të hyjë në fuqi ligji i ri në qershor të vitit 2023.

Ligj i cili do të përdorë metodën ndërkombëtare për llogaritjen e moshës.

Sipas Parlamentit Wu Sang-bum i Partisë Pushteti Popullor në pushtet, rishikimi i këtij ligji synon të kufizojë kostot e panevojshme socio-ekonomike të shkaktuara nga mosmarrëveshjet ligjore dhe sociale pasi vazhdon të ketë konfuzion për shkak të metodave të ndryshme të llogaritjes së moshës.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128