Cineworld tërheq filmin kushtuar vajzës së Profetit Muhamed pasi qindra mysliman ngrihen në protestë

7 Qershor 2022, 19:51 / KOSOVA ALFA PRESS

 

 Cineworld tërheq filmin kushtuar vajzës së Profetit Muhamed pasi

Cineworld nuk do të shfaqë më filmin "Zonja e Qiellit' i cili ka për subjekt vajzën e profetit Muhamed pas protestave të qindrave muslimanëve në rrugët e Bradfordit, Boltonit, Birminghamit  dhe Sheffieldit

Filmi u publikua në Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës jubilare, por është tërhequr nga Cineworld nga të gjitha pikat e saj pasi u përball me protestuesit të cilët e quanin filmin ‘blasfemi’.

Një video e publikuar duket se tregon një menaxher të një kinemaje i cili duket se i drejtohet një turme që konfirmon se filmi është tërhequr, nën thirrjet ‘Allahu Alkar’.

Producenti ekzekutiv i filmit, Malik Shlibak, e quajti vendimin e Cineworld  'të papranueshëm' dhe akuzoi atë për 'përkulje ndaj ekstremistëve radikalë'.

I realizuar në Britaninë e Madhe, filmi ka kushtuar 12 milionë funte.

Filmi fillon me pushtimin e Irakut nga ISIS dhe paraqet një vrasje të xhihadistëve, përpara se të tregojë historinë e Zonjës Fatime, një nga vajzat e themeluesit të Islamit.

Regjisori Eli King e përshkruan Fatimën si një personazh pa fytyrë, të mbuluar nga një vello e zezë.

Por protestuesit kanë akuzuar kineastët se kanë përshkruar në mënyrë të pasaktë historinë fetare dhe kanë portretizuar negativisht tre nga figurat më të rëndësishme të Islamit.

Historia e filmit është shkruar nga Sheikh al-Habib një studiues shiit kuvajtian që jeton Londër.

Ai u burgos në vendin e Lindjes së Mesme përpara se t'i jepej azil në Britaninë e Madhe.

Al-Habib më parë ka zemëruar myslimanët sunitë duke e quajtur Aishen, gruan e tretë të profetit Muhamed, 'armik i Zotit'. 

Producenti i filmit Malik Shlibak e përshkroi atë si "një mendje brilante, një intelektual, një akademik, një studiues, një historian".

“Nuk keni të drejtë të na tregoni historinë tonë. Nuk do ta lëmë këtë film të vazhdojë më tej.'është shprehur një protestues.

Po ndodh...

ide