“Der Spiegel”/ Kurti: Situata e tensionuar në veri të Kosovës, për shkak të Beogradit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po dëshiron që ta kthejë Serbinë në të kaluarën, porse kjo është e pamundur.
Kurti në një intervistë për “Der Spiegel”, ka thënë se situata e tensionuar në veri të Kosovë, është si rezultat i “panikës së Beogradit”.
“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, ka thënë Kurti.
Kurti sa i përket kërkesës që ka bërë Serbia për të kthyer në Kosovë 1000 ushtarë serbë, ka thënë se Vuçiçi po synon të kthehet në të kaluarën, porse kjo është e pamundur.
“Duket se Vuçiç dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor tyë deklatës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, ka thënë Kurti.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
