Detajet prekëse të Princeshës Kate për të nderuar Mbretëreshën

19 Shtator 2022, 13:56 / KOSOVA ALFA PRESS

Detajet prekëse të Princeshës Kate për të nderuar

Kate Middleton, së bashku me Princin George dhe Princeshën Charlotte, mbërritën në Ëestminster Abbey për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Teksa mbërrin në Abbey për “lamtumirën e fundit” për Elizabeth II, princesha e Uellsit duket e pikëlluar.

Në nder të monarkes, princesha e Uellsit kombinoi veshjen e saj me një palë vathë dhe një varëse me perla, pjesë e koleksionit personal të bizhuterive të Mbretëreshës Elizabeth II.

Funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II nis në Ëestminster Abbey, ndërtesa në të cilën ajo u martua dhe u kurorëzua  mbretëreshë.

Arkivoli i saj, i mbështjellë me flamuj dhe në krye nga kurora e shtetit perandorak, u tërhoq në kishë me një karrocë armësh nga marinarët e Marinës Mbretërore Qindra personalitete ndodhen në ceremoninë e funeralit, duke përfshirë ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, presidentin e SHBA Biden dhe presidentin francez Macron.

Po ndodh...

ide