Diskutimet për Ukrainën, Gjermania thërret takimin e G7-ës

Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të G7-ës pritet të mblidhen javën e ardhshme në Bukuresht të Rumanisë, për të “iniciuar mbështetje të mëtejshme për furnizim me energji elektrike për Ukrainën”.
Kështu tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila i quajti sulmet ajrore ruse në infrastrukturën ukrainase, "krim të patolerueshëm dhe çnjerëzor".
Ajo tha se presidentit rus, Vladimir Putin, "po i pëlqen të zhysë popullin e Ukrainës në të ftohtë dhe në errësirë me raketat e tij", por që, sipas saj, ai nuk mund ta zmbrapsë dëshirën e ukrainasve për liri dhe mbështetjen e perëndimit për ta.
Kievi ende pa rrymë pas sulmeve ajrore ruse
“Furnizohuni me batanije” – ukrainasit bëhen gati për një dimër të vështirë
Sulmet ajrore ruse goditën Ukrainën, më 23 nëntor, ku shumica e qyteteve mbetën pa energji elektrike, përfshirë Kievin.
Gjithashtu, Rusia po godet rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht.
Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia./ REL
-
Burri vret gruan në Kosovë
25 Nëntor, 10:48 -
-
Rusët nuk kursejnë fëmijët i shkatërrojnë kopshtin në Toretsk
25 Nëntor, 09:26
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



