Djali i zyrtarit rus arrestohet në Milano për shitje të paligjshme të teknologjive amerikane të mbrojtjes

20 Tetor 2022, 18:33 / KOSOVA ALFA PRESS

Djali i zyrtarit rus arrestohet në Milano për shitje të

Pesë rusë të kërkuar nga FBI, të cilët, për prokurorinë, kishin krijuar një mekanizëm financiar që i lejonte ata të shmangnin sanksionet ndërkombëtare janë arrestuar në Milano.

Policia italiane kreu një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga SHBA pasi pesë rusët përfshire dhe Artem Uss një biznesmen rus dhe djali i guvernatorit të Krasnoyarsk akuzohen për shitjen e paligjshme të teknologjive amerikane për kompanitë ruse të mbrojtjes.

Ndaj të arrestuarëve janë ngritur dymbëdhjetë akuza dhe nëse shpallen fajtorë, të pandehurit përballen me një maksimum prej 30 vitesh burg. 

Artyom Us ishte në Itali për takime biznesi dhe po përgatitej të fluturonte për në Stamboll. 

Gjithashtu po sipas shtypit italian, drejtësia amerikane konsideron se teknologjitë specifike të mbrojtjes përdoren nga ushtria e Putinit në Ukrainë.

Arrestimi i Ush është konfirmuar edhe nga ambasada e Federatës Ruse në Romë.

 

Po ndodh...