Doli kundër Putin/ Gazetarja ruse: Më kanë bastisur shtëpinë

10 Gusht 2022, 15:48 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Doli kundër Putin/ Gazetarja ruse: Më kanë bastisur

Një ish-gazetare televizive ruse, e cila bëri bujë në mbarë botën kur mbajti një protestë kundër luftës në Ukrainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në një kanal lajmesh të kontrolluar nga shteti, thotë se shërbimet ruse të sigurisë kanë bastisur shtëpinë e saj.

Muajin e kaluar Marina Ovsyannikova u gjobit me 50,000 rubla (800 dollarë) për komentet që ajo bëri për luftën.

Ovsyannikova shkroi në Telegramse 10 oficerë nga Komiteti Hetues i Federatës Ruse, një organ i fuqishëm federal i ngjashëm me FBI-në, hynë në shtëpinë e saj, duke frikësuar vajzën e saj të vogël.

Dmitry Zakhvatov. një avokat i grupit të të drejtave të njeriut në media OVD-Info, thotë se ajo u arrestua në bazë të një ligji për shpërndarjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të vendit, i cili dënohet me 15 vjet burg.

Ovsyannikova thotë se bastisja është e lidhur me një protestë të vetme në Moskë muajin e kaluar, kur ajo mbajti një pankartë që e quajti Vladimir Putin një "vrasës".

Në prill, Ovsyannikova u punësua nga një media gjermane për të raportuar për Ukrainën dhe Rusinë.

Po ndodh...