E reja ‘DJ’ gjendet e vdekur në valixhe teksa policia kërkon të dashurin e dyshuar nga SHBA

24 Janar 2023, 21:33 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

E reja ‘DJ’ gjendet e vdekur në valixhe teksa policia

23 vjeçarja Valentina Trespalacios, e njohur në skenën e diskotekave në kryeqytetin kolumbian Bogota, është gjetur e vdekur më 22 janar teksa policia po përpiqet të gjejë të dashurin e saj John Poulos. E reja e kërkuar si DJ u gjet e vdekur brenda një valixheje pasi ishte mbytur dhe hedhur në një karroceri ndërtimi.

Policia tha se Trespalacios ishte mbytur pasi shenja të thella u gjetën në qafën e saj, të shkaktuara nga shtrëngimi.

Trupi i saj u gjet nga një kalimtar që hapi valixhen e hedhur në një karroceri inertesh, duke bërë dhe zbulimit e zymtë në kryeqytetin kolumbian Bogota.

Mjekësia ligjore gjeti sende të Trespalacios të hedhura pranë trupit të saj si kartën e studentit të Universitetit të Uninpahu, ku Valentina raportohet se studionte për tregti dhe teknologji biznesi.

I dashuri saj amerikan John Poulos, 35 vjeç nga Texas, është zhdukur që prej zbulimit të trupit nga autoritetet në zonën Fontibon, si dhe ka mbyllur llogaritë në rrjetet sociale. Dyshja raportohet se shoqëroheshin prej një viti.

Sipas raportimeve çifti kishin qenë bashkë në një festë me Poulos, i cili kishte ardhur nga SHBA në kryeqytetin kolumbian për t’i propozuar.

E ndjera ishte një DJ e njohur dhe kishte rreth 16,000 ndjekës në rrjetet sociale.

Policia tha se po përpiqet të konfirmojë nëse i dashuri është larguar nga vendi.

Koloneli i policisë Camilo Torres tha për mediat: “Po punojmë me kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e ngjarjes”.

Xhaxhai i Trespalacios, Carlos Trespalacios tha për mbesën: “Ajo ishte një DJ e njohur dhe kërkohej nga baret më të mira në Bogota, kishte një të ardhme përpara”.

Po ndodh...

ide