
E rëndë/ Goditet me thikë një person në urgjencë, arrestohet autori

18 Shtator 2024, 11:36 / KOSOVA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në oborrin e Urgjencës në Gjilan, ku një person është goditur me thikë.
Policia e Kosovës bën me dije se në pranga ka rënë një person, ndërsa i lënduari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet shkaku që ka çuar në përplasje dhe në përdorimin e thikës jashtë ambienteve të Emergjencës në Gjilan.
“Rr. “7 Shatori”-Gjilan,17.09.2024-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar në oborrin e Emergjencës në Gjilan. Si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK-së për tretman mjekësorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128