Emri/ Akuzohet se vrau boksierin 18 vite më parë në SHBA, arrestohet shqiptari në Pejë

Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një boksieri në vitin 2006 në SHBA, është arrestuar mbrëmjen e djeshëm në Pejë.
Në pranga ka rënë Ahmet Gashi, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës. Gashi dyshohet se në vitin 2006 në Bronx të New York, privoi nga jeta me armë zjarri boksierin e njohur nga Mali i Zi, Kemal Kolenoviç, atëkohë 28-vjeçar.
Ngjarja kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 31 dhjetorit, kur një grup personash filluan të sulmoheshin në një cep të lagjes amerikane, e ku pjesë e grupit ishte edhe Ahmet Gashi.
Policia kishte konfirmuar se Kolenoviç kishte ndërhyrë në përpjekje për ta qetësuar situatën.
Por përpjekjet e tij shkuan huq, pasi Gashi dyshohet se ia mori jetën boksierit, duke e goditur me armë pasi ai ishte i kthyer me shpinë. Policia shtonte se Ahmet Gashi kishte mbajtur një thikë gjatë përleshjes, por ia kishte hequr atë nga duart. Kolenoviç ka ndërruar jetë teksa po transportohej me ambulancë në spital.
Pas vrasjes së rëndë, u shtuan zërat se do të ketë hakmarrje midis klanit të Kolenoviç dhe familjarëve të Gashit
Pak kohë pas vrasjes, dy familjet ishin takuar në një xhami. Aty, sipas të afërmeve të Kolenoviçt, Gashët u zotuan se do ta dorëzonin Ahemtin në polici nëse e gjenin. Por pavarësisht këtij premtimi, familjarët e Gashit ishin larguar që atëherë nga Bronx, me sa dukej nga frika e hakmarrjeve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



