“Çfarë ke nën fustan”? Studentja rrëfen ngacmimet e pedagogut: Ai mbylli një vajzë në dhomë, e detyroi ta…

Në Top Story është diskutuar për pezullimin e pedagogut nga Prishtina Xhevat Krasniqi i cili akuzohet nga 27 studente për ngacmim seksual.
Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë rresht protestoi para rektoratit të Universitetit. Aktivistët kërkuan shkarkimin e pedagogut, duke cituar fjalët, që sipas tyre ka thënë profesori “Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh”.
Në lidhje në Skype në emision kanë qenë dy studente të cilat janë pjesë e Lëvizjes Feministe Studentore, ku njëra prej tyre tregoi edhe disa nga ngacmimet që pedagogu ka bërë me studentet.
Blenda: Ne si lëvizje nuk jemi pjesë e studenteve denoncuese. Studentet denoncuese janë 27 të cilat studiojnë në departamentin e Farmacisë, në Fakuletin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërsa aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Feministe Studentore janë të fakulteteve të ndryshme, por gjatë protestave janë bashkur dhe studentet denoncuese. Nga 27 studente disa prej tyre kanë ndarë përvojat e tyre dhe disa të tjera janë dëshmitare që kanë qenë prezentë gjatë kohës kur kanë ndodhur këto forma të ndryshme të ngacmimit seksual nga i njëjti profesor dhe në hapësira të ndryshme. Janë katër vajza që kanë ndarë përvojat e tyre personale. Duke nisur prej pamjes së tyre, ngjyrës së buzëve, i ka pyetur edhe se “çfarë kanë nën fustan”.
Grida Duma: Si i ka pyetur çfarë ka nën fustan?
Blenda: Pyetja literalisht ka qenë “çfarë ki ndër fund”? Kjo është një prej pyetjveve që një prej vajzave denoncuese e ka deklaruar, që profesoir i ka pyetur studentet se çfarë ke nën fustan. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Etikës profesori nuk e ka mohuar. Ai ka thënë se i ka pyetur studentet se çfarë kanë nën fund sepse gjatë verës po i shkruajnë detyrat e matematikës në këmbë dhe kjo i jep të drejtën atij për t’i pyetur se çfarë ke nën fustan. Një prej rasteve të vajzave denoncuese që ka ndarë përvojën e saj në ankesën e shkruar. Profesori qëllimshëm e ka rrëzuar prej provimit për 0.5 pikë dhe e ka detyruar që t shkonte në konsultime që i ka mbajtur me derë të mbyllur.
Grida Duma: Dhe çfarë ka ndodhur në këto konsultime?
Blenda: Të gjitha vajzat që kanë nënshkruar peticionin kanë thënë se konsultimet i ka mbajtur me derë të mbyllur dhe konsultimet i ka mbajtur vetëm me një studente brenda në zyrë me derë të mbyllur dhe një prej vajzave ka tentuar ta përqafojë pa dëshirën e saj dhe i ka ofruar për t’i bërë masazh. Ai së pari i ka ofruar masazh, ia thënë që unë jam i drejtë në vlerësim, por edhe këtu jam i drejtë dhe kur të duash të bëj masazh dhe të njëjtën gjë ia ka demonstruar me duart.
-
Ushtria ruse sulmon me bomba rajonin e Çerkasit, 6 të plagosur
25 Prill, 08:04 -
-
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



