
“Fëmijët me duart drejt qiellit dhe lotët që u thahen në fytyrë”/ Shërbeu si ushtar, këngëtari i famshëm rikthen kujtimet e luftës së Kosovës në koncertin e tij

Këngëtari i famshëm James Blunt ka kujtuar luftën në Kosovë gjatë kohës që ai ka shërbyer si ushtar.
Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka ndarë në platformën e tij në X një moment nga koncerti i James Blunt në Glasgow.
Gjatë performancës së këngës “No Bravery”, në sfond u shfaqën imazhe të shtëpive të djegura nga lufta e Kosovës, si dhe fëmijë të pafajshëm që përjetuan tragjedinë e asaj periudhe të errët.
“Mbrëmë në Glasgow, kënga “No Bravery” e James Blunt përmbledh në mënyrë prekëse gjenocidin e Luftës së Kosovës, të kryer nga ushtria serbe, duke ngjallur reflektim të thellë mbi vuajtjet njerëzore”, -shkroi Kapiti përkrah videos.
Last night in Glasgow, James Blunt's "No Bravery" poignantly encapsulated the genocide of the Kosovo War, committed by Serbian army, evoking profound reflection on human suffering. pic.twitter.com/FNtF8PkQGi
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) February 15, 2025

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128